Të tri rastet e djeshme të të infektuarve me koronavirus ishin nga Prishtina

Dje në nivel të vendit janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.

Të tri rastet janë konfirmuar në Komunën e Prishtinës, kryetari i së cilës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një familje nga rasti i pardjeshëm me COVID-19.

“Në Prishtinë i kemi gjithsej 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në këtë fazë të lehtësimit të masave të mos dalin pa pajisje mbrojtëse sikurse janë maskat dhe dorëzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.