Ballina / KOSOVA / Të shtënat në Lagjen e Spitalit: Mjeku thotë nuk ka të vdekur, por 1 i plagosur rëndë
QKUK

Të shtënat në Lagjen e Spitalit: Mjeku thotë nuk ka të vdekur, por 1 i plagosur rëndë

Mjeku kujdestar në QKUK Agron Çitaku, në emisionin “Imazh” në RTK1, ka dhënë detaje rreth gjendjes së personave të plagosur, në incidentin me armë zjarri sot në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.

Sot rreth orës 16:00, ka pasur të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur.

”Katër persona kane ardhur ne emergjencë, një ka ka hy në sallë njëri është shumë shumë në gjendje të rëndë dy të tjerët në gjendje të rëndë. Pas një ore do të japim më shumë hollësi” tha Agron Çitaku në emisionin Imazh në RTK1, mjeku kujdestar në QKUK në Prishtinë,

Lajmin për të shtëna dhe lëndime  në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza”, policia ka arrestuar edhe të dyshuarit e parë.

 

Provo po ashtu

Haradinaj thotë se Italia duhet ta mbështes Kosovën drejt liberalizimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.