chicago shooting

Të shtëna në një spital të Çikagos, ka të vrarë

Katër njerëz u vranë nga të shtënat masive në një spital në Çikago të Shteteve të Bashkuara.

Të vrarët përfshijnë dy punonjëse të spitalit, një oficer të policisë dhe vetë sulmuesin.

Nga dy gratë e vrara, njëra ka qenë mjeke, tjetra asistente farmaceutike, konfirmoi kryebashkiaku Rahm Emanuel.

Një zëdhënës i policisë tha se sulmuesi ka vdekur në një shkëmbim zjarri, por nuk është e qartë nëse ai e vrau veten.

Incidenti ndodhi në Spitalin Mercy të Çikagos.

Zyrtarët thanë se personi i armatosur duket se ka synuar një grua me të cilën ka pasur marrëdhënie.

Dhuna me armë mbetet problematike në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave që ndjek ueb-faqja Arkivi i Dhunës me Armë, pothuajse 13,000 njerëz janë vrarë nga armët deri në këtë periudhë të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.