Ballina / KOSOVA / Të shtëna në lagjen e spitalit, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur
qkuk emergjenca

Të shtëna në lagjen e spitalit, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Sot rreth orës 16:00, ka pasur të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur

(E plotësuar) ”4 persona kane ardhur ne emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor,1 ka vdekur, nuk ka arritë me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente” tha zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov.

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka vdekur. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga viktimat janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, thotë një dëshimtar.

Njëri nga të plagosurit është kalimtar rasti.

Provo po ashtu

Haradinaj thotë se Italia duhet ta mbështes Kosovën drejt liberalizimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.