fbpx
floride sulmi ne shkolle, florida

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Florida

Mediat amerikane raportojnë për të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Parkland, Florida. 

Sado që ende nuk ka të dhë zyrtare, besohet se ka viktima dhe se gjatë këtij incidenti janë plagosur të paktën 20 persona.

Policia u është përgjigjur raporteve se në vendin e ngjarjes gjendet një sulmues.

Zyra e sherifit në Broward ka thënë se është duke “punuar në incidentin në zhvillim” që ka ndodhur në shkollën e mesme, Stoneman Douglas.

“Ka raportime për viktima”, është thënë në njoftim duke u bërë thirrje personave të anashkalojnë zonën.

Një bashkëpunëtor lokal i Fox News ka raportuar se janë parë disa persona duke u trajtuar jashtë objektit të shkollës nga lëndimet e marra.

Në një video nga helikopteri është parë se policia e armatosur ka rrethuar zonën e ndërtesës.

Departamenti i policisë përmes një njoftimi në Twitter ka treguar disa udhëzime për mësuesit dhe nxënësit se si “të izolohen derisa policia t’i arrijë ata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.