Ballina / TEKNOLOGJI / Të rinjë e duan më shumë kanalin Youtube
youtube, netflix, google, Piper Jaffray’s

Të rinjë e duan më shumë kanalin Youtube

Televizioni Kabllor sipas sondazhit mbulon vetëm 12% të tregut

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga ‘Piper Jaffray’s, Youtube ia ka kaluar Netflix si platforma më e preferuar për të parë video tek adoleshentët.

Në anketë u zbulua se 37% e të rinjve i shohin videot më së shumti në Youtube, platformë e zotëruar nga Google, duke e mundur me rezultat të ngushtë rivalin Netflix, i cili u rendit i dyti me 35%, shkruan CNBC.

Ky ndryshim për firmën ka ardhur si pasojë e librarisë së zgjeruar të Youtube, e cila përfshin “horizonte mjaft të gjera përmbajtjeje për moshat e reja”, si videot muzikore, video lojërat, video edukative dhe video të tjera nga influencuesit e platformave sociale.

Edhe pse Netflix ka pësuar një rënie të lehtë, përsëri adoleshentët kanë tendencën ta ndjekin këtë platformë më shumë se konkurentët e saj si Amazon Prime Video, e cila zotëron vetëm 7% të klientëve.

Ndërkohë Televizioni Kabllor në sondazhin e kompanisë mbulon vetëm 12% të tregut, me një rënie prej 2% nga viti i kaluar.

Provo po ashtu

Përdorimi i telefonëve gjatë ecjës i rrezikshëm

Situata kur njeriu përpiqet të bëjë 2 procese të ndryshme në të njëjtën kohë: Të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.