Ballina / KRYESORE / Të reshurat ngrejnë alarmin për përmbytjet në Ballkan
permbytjet ne ballkan

Të reshurat ngrejnë alarmin për përmbytjet në Ballkan

Një valë intensive me reshje të dendura dhe erëra të forta, po godet që nga mbrëmja e djeshme rajone të gjera të Ballkanit Perëndimor, ku është lëshuar alarmi për përmbytje.

Situata është veçanërisht kritike në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, ku disa lumenj janë duke dalë nga shtrati duke krijuar situata të rrezikshme në disa fshatra.

Sipas medies lokale, rreth 200 shtëpi dhe rrugët përreth janë përmbytur. Skuadrat e ndihmave të shpëtimit janë në veprim për të siguruar banorët, në veçanti fëmijët dhe të moshuarit.

Alarmi i motit të keq, që shtrihet deri në fund të kësaj jave, prek edhe Serbinë me Kroacinë, ku reshjet shoqërohen me erëra të forta, përcjell atsh.

Janë nën vëzhgim të veçantë lumenjtë e mëdhenj si Danubi dhe Sava, që ishin në qendër të përmbytjeve shkatërruese të pesë viteve më parë në Ballkan, që ndodhën në të njëjtën periudhë në vitin 2014.

Provo po ashtu

Kush e kush ka nisur të flas për koalicione parazgjedhore, kush po i kundërshton ?

Albin Kurti i Vetëvendosjes, menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit e ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.