fbpx

Të qenit i pasur është një dhimbje e madhe

Kinezi më i pasur në botë thotë se nuk ndjehet i lumtur

“Të qenit i pasur është një dhimbje e madhe”, shprehet themeluesi i Alibaba, Jack Ma. Ai gëzon sot një pasuri prej 23.9 miliardë dollarë.

Njeriu më i pasur i Kinës krijoi rrjetin gjigant të internetit para 15 vitesh, fiton rreth 9.3 miliardë dollarë nga shitjet në mbarë vendin në një ditë, por kjo nuk është asgjë para rrjetit eBay kinez që është rritur tepër së fundmi duke sjellë transaksione në vlerën e 248 bilion dollarëve.

“Këtë muaj nuk jam shumë i lumtur. Kam shumë presion nga puna”, shprehet Jack për rrjetin CNBC.

“Mbase mendoj tepër për të ardhmen dhe kam shumë gjëra për të cilat duhet të shqetësohem. Kur eci rrugës, mbase thonë, ja Jack, është i pasur, është i lumtur.

Po, po, sigurisht kjo është gjë e mirë, por jo për më të pasurin e Kinës. Është dhimbje e madhe, sepse dhe ata që të rrethojnë, të rrinë pranë sepse ti ke para, dhe jo sepse unë jam Jack.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.