Të paktën 2 të plagosur pas një sulmi me thikë në Paris

Të paktën dy persona u plagosën rëndë në një sulm me thikë në qendër të kryeqytetit francez. Ekziston një dyshim për akt terrorist.

Incidenti ndodhi të premten pasdite pranë ish-zyrave të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, tha kryeministri Jean Castex. Sipas policisë, të paktën dy persona u plagosën rëndë. Fillimisht, flitej për katër të plagosur. Një i dyshuar u arrestua jo shumë larg vendit të ngjarjes. Prokurorët e antiterrorizmit në Paris kanë konfirmuar se kanë filluar një hetim.

Nuk u gjet asnjë lëndë shpërthyese

Forcat e sigurisë rrethuan rrugët në afërsi pasi gjetën një paketë të dyshimtë. Sipas informacionit nga stacioni radiofonik France Info, megjithatë nuk u gjet asnjë eksploziv. Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjetën një thikë të madhe. Raporte të tjera flasin për një hanxhar.

Dymbëdhjetë vetë u vranë në një sulm ndaj ekipit të redaksisë së Charlie Hebdo në janar 2015. Aktualisht po vazhdon gjykimi i bashkëpunëtorëve të dyshuar të sulmit. Të 14 të akuzuarit akuzohen se kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme në përgatitjen e sulmeve dhe se i përkisnin një grupi terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.