fbpx

Të paknaqur me Presidenten, Kryeparlamentarin e tjerët

“Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qëndrore të Kosovës kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007”, thuhet në Raportin Pulsi Publik të bashkëfinancuar nga USAID dhe UNDP, përmbledhja e të cilit do të publikohet të mërkurën në Prishtinë

Përmbledhja e gjetjeve të Raportit ‘Pulsi Publik’ , edicioni i 9 shpalon edhe të dhëna tjera pesimiste për aktualitetin kosovar.

“Faktorët ekonomik si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë”, kanë vlerësuar qytetarët e anketuar, percpetimet e të cilëve janë përmbledhur në ‘Pulsin Publik’.

Info Globi mëson se Raporti ka nxjerr në shesh edhe të dhëna shqetësuese për emigrimin e Kosovarëve.

“Më shumë se gjysma e respondemtëve është deklaruar se  së paku një nga familjarët ose miqtë është larguar nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundit”, thuhet mes tjerash në Pulsin Publik. /infoglobi/v.b.