Ballina / BOTA / Të mos thotë kush nuk e dinte se për kë votonte
Berlin_Brandenburger

Të mos thotë kush nuk e dinte se për kë votonte

Kush voton për partinë populiste, AfD e di shumë mirë se çfarë bën. Jens Thurau mendon, të mos trajtohen më si fëmijë këta votues, por t’u bëhet e qartë, se me votën e tyre ata i bëjnë dëm demokracisë.

600.000 vetë e dhanë votën e tyre në fundjavën e kaluar për partinë „Alternativa për Gjermaninë”, AfD. 300.000 syresh në Brandenburg. Pra, gati 1 milionë vetë në këto dy lande, (Saksoni dhe Brandenburg) mendojnë, se për problemet e tyre e ka veshin të hapur një parti, ku e japin tonin ekstremistët e djathtë, një parti, ku kandidati i saj kryesor në Brandenbug një pjesë të madhe të jetës e ka kaluar në qarqe ekstremiste të djathta. Kjo parti nuk ka një përgjigje të vërtetë për problemet e vendit, as në Lindje dhe as në Perëndim. Nëse njerëzit në të gjithë globin, vrasin mendjen për ndryshimin e klimës dhe pasojat, kjo parti e mohon, se përgjegjës për këtë është njeriu. AfD nuk ka koncept për pensionet, për çështjet e takasave, për nevojën emergjente për apartamente të rinj – pa harruar që në fund të të gjitha debateve të saj, fajin për problemet e kanë ose azilkërkuesit ose të huajt, ose në rast tjetër Angela Merkel.

Në kërkim të përgjigjes së duhur

Shumë është shkruar për problemet e njerëzve në Lindje të Gjermanisë, për atë se ata ndjehen të innjoruar pas bashkimit, për shkak të humbjes së vendeve të punës. Se biografitë e tyre nuk njihen në perëndim, e aspak ato të atyre që u zhvilluan në RDGj. Se në shumë rajone rurale njerëzit humbasin lidhjen me qendrat dhe nuk ka infrastrukturë. Mungesa e rrjetit të kujdesit shëndetësor është një problem. Po, këto të gjitha janë të vërteta, dhe një dështim i madh i politikës. Por cila është përgjigja për këtë, mos është përgjigjja e duhur një  parti e përbuzësve të demokracisë, atyre që jetojnë me të djeshmen, pra një parti me nacionalistë dhe adhurues të nacionalsocialistëve?

75% e njerëzve që dolën në votime në Saksoni dhe Brandenburg e që kanë shkuar të votojnë, nuk votuan për AfD. Ka ardhur koha që të flitet për këta njerëz, edhe ne në media, e jo të rendim pas çdo provokimi të populistëve të djathtë. Edhe këta janë të zhgënjyer nga politika, kanë frikë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, por ata nuk bëjnë pakt me aktorë që duan ta vënë sopatën në themelet e demokracisë. E nuk duhet të gënjehemi:Populistët e djathtë me rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të futen më thellë në institucionet e shtetit, në komisione kulture, ekonomie dhe institucione publike. Ata kanë për t’i ndryshuar ato, drejt qëndrimit autoritar, kundër demokracisë. Ata nuk janë miqtë e multilateralizmit dhe pluralizmit.

Në qytetin tim të lindjes, Flensburg në veri të Gjermanisë kanë ndryshuar shumë gjëra brenda pak vitesh. Bundeswehr-i i ka dorëzuar disa zona, që ishin të rëndësishme nga ana strukturore për rajonin e dobët ekonomikisht. Në kantiere anijesh nuk punojnë më shumë njerëz si dikur. Por askush nuk ka menduar të votojë për armiqtë e demokracisë. Nëse së afërmi qeveria e vë në jetë konceptin e daljes nga energjia e qymyrit deri në vitin 2038 (janë afër 20 vjet), do të mbyllen minierat e qymyrit në Lausitz. Që tani dihet, se në këtë rajon do të rrjedhin miliarda, në mënyrë që që populistët të mos kenë më argumenta. A do të jetë gjithmonë kështu tani, që do jepen nga frika miliarda për rajone, ku njerëzit e japin votën për populistët, e do harrohen rajonet e tjera, ku po ashtu njerëzit vuajnë nga ndryshimet, por janë të ndershëm me demokracinë?

Legjenda e votës protestuese

A ishte një votë proteste ajo e fundjavës së shkuar? Shumë vetë thonë Po, politikanë dhe vetë votues të AfD-së. Pra, vota e dhënë për një parti, ku kryetari i saj, Holokaustin e quan „një glasë zogut” në histori, nuk qenka kaq serioze, ajo qenka vetëm një goditje paralajmëruese? Gjithkush që donte, mund të informohej, se me cilët njerëz ke të bësh, kur voton për AfD. Ndoshta e përdor njëri apo tjetri pakënaqësinë në Lindje vetëm për ta vënë kryqin e votës, aty ku ai ndjehet më afër ideologjikisht – pra kundër të huajve, pavarësisht se nga vijnë ata, pavarësisht se sa kohë kanë që jetojnë tek ne, edhe kundër demokracisë bezdizëse.

Ka një numër temash me rëndësi në Gjermani: Demografia, pensionet, varfëria në pleqëri, klima. Hendeku në rritje mes të varfërve dhe të pasurve. Shumë politikanë, institucione, shoqata janë të shqetësuar për këtë. Demokraci do të thotë të bësh kompromise e të kërkosh zgjidhje. AfD nuk ka interes për kompromise të tilla. Dhe votuesit e saj e dëmtojnë demokracinë./dw

Provo po ashtu

Qeveria afgane mund të arrijë marrëveshje me Talibanët

Një zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani tha se Qeveria afgane do ta marrë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.