Ballina / PSIKOLOGJI / Të gjithë u përkasim: Dy tipa psikologjikë sipas Jungut

Të gjithë u përkasim: Dy tipa psikologjikë sipas Jungut

Gjatë praktikës sime si mjek me të sëmurët nervorë, prej kohësh kisha vënë re që ekzistojnë, në psikologjinë njerëzore, krahas dallimeve të shumëfishta individuale, edhe dallime tipike: vëmendjen time e kanë tërhequr sidomos dy tipa, që unë i kam emërtuar introvers (i mbyllur në vetvete) dhe ekstrovers (i hapur ndaj të tjerëve).

Kur ne shqyrtojmë rrjedhën e një jete njerëzore, vëmë re se fati i disave përcaktohet kryesisht nga objektet që atyre u interesojnë, ndërsa fati i disa të tjerëve në një masë më të gjerë nga interesi i tyre i brendshëm, nga subjektiviteti i tyre. Meqë të gjithë ne anojmë pak a shumë nga njëra apo nga tjetra karakteristikë, kemi një prirje natyrore për të parë gjithçka sipas tipit tonë.

Do të ishte deri diku e thjeshtë, nëse çdo lexues do ta dinte në cilën kategori bën pjesë; për fat të keq shpesh është e vështirë të zbulosh cilës kategori i përket një person, sidomos kur është fjala për veten tonë, pasi gjykimi që jep lidhur me personalitetin tënd është shumë i dyshimtë.

Kjo mëdyshje që kaq shpesh e ndeshim rrjedh nga fakti që secili tip i përcaktuar më së miri ka në vetvete një prirje të veçantë për ta kompensuar karakterin e njëanshëm të tipit ku bën pjesë. Kjo prirje i përgjigjet një nevoje biologjike, pasi ajo ka për qëllim të ruajë ekuilibrin psikik.

Kompensimi krijon karakterin, ose tipa dytësorë që e ndërlikojnë përshkrimin në mënyrë të tillë që të shtyn deri aty sa ta mohosh ekzistencën e tipave dhe të besosh vetëm në dallimet individuale. (“Tipat Psikologjikë” – Carl Gustav Jung)

Provo po ashtu

Nelson Mandela: Mësimi nga babai që nuk e harrova kurrë…

Respekti është një rrugë me dy korsi. Përgjatë gjithë jetës keni për të dëgjuar këshillën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.