fbpx
vetvrasjet

Të gjithë ambasadorët e vrarë amerikanë

Info Globi ju sjell listën e gjithë ambasadotrëve të vrarë nëpër vendeve të ndryshme të botës që nga vitit 1968 deri në këtë vit.

1.Jon Gordon Main i vrarë në Guatemalë 1968: E vranë kryengritësit që i dolën në pritë veturës së tij.
2.Kleo A. Noel  1973 i vrarë në Sudan: U vra bashkë me diplomatin belg nga një grup militantësh palestinez, pasi ishin marrë peng në ambasadën saudite.
3.Rogjer Deivs i vrarë në Qipro më 1974: U vra nga snajperi gjatë protestës para ambasadës amerikane, protestë e mbajtur nga qipriotit grekë.
4.Fransis Meloy i vrarë në Liban  më 1976: I rrëmbyer dhe i vrarë nga një grup militantes palestinez bashkë me një zyrtar tjetër amerikan.
5. Adolfs Dups i vrarë në Afganistan 1979: I vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave afgane dhe sovjetike dhe në kohën kur po bëheshin përpjekjet që ta nxjerrin nga hoteli ku mbahej i kidnapuar.
6.Christofer Steven i vrarë në Libi, 2012 : Steven u vra gjatë protestave të dhunshme të organizuara nga njerëz të armatosur të cilët ishin zemëruar me përmbajtjen e filmit “Pafajësia e myslimanëve” film ky që portretizon ‘negativisht’ profetin Muhamed. Bashkë me Stevensin në konsullatën amerikane e humbën jetën edhe tre punonjës tjerë të SHBA-ve. /InfoGlobi/D.V.
Burimi BBC

Vrasja e ambasadorit-ngushëllohen SHBA-të

12. Shtator. 2012

Libia i kërkoi falje SHBA-ve. Vrasjen e ambasadorit amerikan Libia e cilësoi akt qyqar.

Liderë nga e gjithë bota përfshirë Jahajgën, Thaçin, Nishanin,Berishën e Ramën i kanë dërguar telegrame ngushëllimi Obamës dhe kanë dënuar vrasjen  e 4 shtetasve amerikan në Libi në mesin e të cilëve e pësoi edhe ambasadori amerikan Christofer Steven.
Presidenti amerikan Barack Obama ka dënuar ashpër vrasjen e ambasadorit Amerikan Christofer Steven në Libi, i cili e pësoi nga sulmi në konsullatën amerikane që e bëri masa e zemëruar me si thuhet ‘filmin e transmetuar që fyen ndjenjat islamike’.

Obama e cilësoi sulmin si një sulm të madh dhe konfirmoi se krahas ambasadorit ka edhe amerikan tjerë të vrarë nga bomba të hedhura në konsullatën amerikane në pjesën lindore të qytetit Bengazi.

“Chrisi ka qenë një shembull që ka prezantuar guximin e SHBA-ve” ka thënë Obama. Më herët Info Globi ka raportuar duke iu referuar burimeve ndërkombëtare në Washington se masa e njerëzve të zemëruar është futur të martën në konsullatën amerikane për të shprehur pakënaqësinë ndaj filmit të transmetuar online të cilin protestuesit e konsiderojnë se është ‘fyes ndaj muslimanëve’ i quajtur “Pafajësia e muslimave” që është produksion i një izraelito amerikani që e përshkruan islamin si një kancer. Këtë shpjegim siç dihet fillimisht e kishte dhënë zëvendësministri i punëve të brendshme të Libisë Vanis Alshari.

Misioni amerikan në Egjipt ishte sulmuar poashtu të martën si përgjigje ndaj filmit të njëjtë i cili si raportohet ‘prezanton profetin Muhamed si abuzues të fëmijëve, dashamirës të grave dhe si një vrasës ordinar”.
Stevens ishte ambasadori i parë amerikan që është vrarë në një sulm që nga viti 1979. Kryeministri i Libisë Abdurrahim El Keib i ka kërkuar falje ‘popullit amerikan dhe qeverisë në SHBA’për atë që ai e cilësoi si një ‘akt kriminel qyqarësh’.

Derisa shkalla e sigurisë përreth ambasadave amerikane është ngritur kudo në botë sektretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton komunikon lajmin se në mesin e të vrarëvëe në Libi është edhe Shen Smith zyrtari për informim i SHBA-ve, baba i dy fëmjëve që njihet si ndër veteranët e pakët të State Departametnit Amerikan.

Dy viktimat e tjera nuk janë konfirmuar ende.

Ndërlidhje me ngjarje përshkruhet se para se të futej në konsullatë njerëz nga masa kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë gjuajtur mjete shpërthyese drejtë saj. Raportohet se organet e sigurisë i janë kundërvënë  por kjo nuk ka mundur të ndalë humbjen e katër jetëve. “Kriminelët ia dolën të futen brenda konsullatës ta djegin dhe shkatërrojnë atë” ka deklaruar për media zëvendësminsitr i punëve të brendshme të Libisë Alshari.

Burimet anonime kanë deklaruar për rrjetin amerikan CNN se kufomat e 4 amerikanëve janë parë në rrugë në mëngjesin e sotëm.

Vrasjen e ambasadorit amerikan dhe 3 punonjësve tjerë në Libi e ka dënuar edhe zëvendëskryeministri i Libisë Mustafa Abushagur, i cili ambasadorin Stevens e quajti ‘mik të Libisë’. Dënoi në mënyrën më të ashpër të mundshme këtë sulm mbi Amerikën, Libinë dhe njerëzit liridashës kudo në botë” ka shkruar ai në Tëiterr.
Mediat botërore raportojnë edhe për vrasje tjera gjatë protestave të dhunshme që kanë ndodhur mbrëmë në Libi. Sipas CNN edhe shtetas të Libisë janë vrarë por numri i tyre nuk dihet ende.

Stenves ka qenë i dërguar special amerikan për lëvizjen e kryengritësve që e kanë rrëzuar nga pushteti vjet ish presidentin e Libisë Muamer Gadafin.

Vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi e kanë dënuar lider të huaj të të gjitha shteteve të botës. Ndërkohë që Afganistani ka ndaluar shfaqjen e filmit për profetin Muhamed. Telegrame ngushëllime SHBA-ve dhe dënim të përdorimit të dhunës e cila rezultoi me 4 amerikanë të vrarë kanë dërguar sot edhe lirë të gjithë liderët e Shqipërisë Maqedonisë e Kosovës. /InfoGlobi/D.V.

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.