Ballina / Shkencë / Të enjten NASA konferencë të jashtëzakonshme për zbulimet në Mars
mars_rover

Të enjten NASA konferencë të jashtëzakonshme për zbulimet në Mars

NASA do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të enjte, për zbulimet e saj të fundit nga planeti Mars.

Agjencia hapësinore zbuloi disa detaje rreth asaj që do të ndodhi të enjten, ku “diskutimi live” do të shfaqi “rezultatet e reja shkencore nga roveri i NASA’s Mars Curiosity”.

Vetë NASA është mjaft e heshtur për atë që ka zbuluar për planetin e kuq, por konfirmohet se ka të bëjë me “rezultatet e reja shkencore nga roveri i Nasa’s Mars Curiosity”.

Sipas NASA-s, diskutimi shkencor i së enjtes do të drejtohet nga Michelle Thaller, asistent drejtor i shkencës për komunikimet në Divizionin e Shkencave Planetare të agjencisë.

Curiosity u ndërtua për të mbledhur prova nëse në planetin e kuq ka jetë, ka pasur ujë, dhe studion gjeologjinë dhe klimën e Marsit.

Ndoshta “rezultatet e reja shkencore” nga Curiosity lidhen me jetën marsiane, pasi NASA nuk ka folur rreth planetit të kuq në revista shkencore.

Gjithçka do të zbulohet ditën e enjte.

@Fluidi

Provo po ashtu

Si shfaqen mikrobet shëtitëse nëpër botë

Si shfaqen mikrobet “shëtitëse” nëpër botë?

Rreth 20 vjet më parë, shkencëtarët filluan të gjenin viruse të ngjashme gjenetikisht në mjedise …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.