Ballina / Kulturë / Të enjten hapet ekspozita e Xhevdet Xhafës
xhevdet xhafa

Të enjten hapet ekspozita e Xhevdet Xhafës

Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë ekspozitën e artistit Xhevdet Xhafa, të enjten, më 14 shtator 2017. Ekspozita e kuruar nga James Walsmley është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor në mes të Ministrive të Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës dhe ajo është organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë.

Ekspozita është një sjellje në etapa të ndryshme të krijimtarisë së artistit, sjellë po ashtu punë të papara më herët në publik. Veprat e Xhevdet Xhafes, të cilat janë të përfshira në këtë ekspozitë e titulluar Autobiografia reflektojnë punë nga krijimtaria e tij nga vitet ’60-ta.

Xhevdet XHAFA u lind në Pejë. Shkollën e mesme të artit, si brezi i pestë, e kreu në Pejë (1959), ndërsa studimet i kreu në Akademinë e Arteve në Lubjanë tek prof. Gabriel Stupica. Edhe studimet pasuniversitare i kreu me sukses në këtë Akademi (1962 – 1967).

Punoi për shumë vite si ligjërues dhe profesor në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, i lëndës së pikturës. Dha mësim për studentë të studimeve të rregullta e më vonë edhe për studentë të studimeve pasdiplomike. Ofroi ndihmesë në edukimin e shumë brezave të artistëve të rinj deri sa u pensionua.

Krijimtaria e tij artistike përfshin pikturën si disiplinë aplikative në artin bashkëkohor.

Ka marrë pjesë në disa ekspozita personale (Pejë, Prishtinë 2004, Novi Sad, Kragujevc, Nish, Beograd 1973, 1984, Dubrovnik, Shkup 1996, Paris 1985) dhe në shumë ekspozita kolektive në vend dhe jashtë vendit (Kosovë, Francë, Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Austri, Itali, Angli, Australi, Zelandë e Re, SHBA, Indi). Është shpërblyer me disa çmime dhe mirënjohje kombëtare dhe ndërkombëtare (Lubjanë

1971, Prishtinë 1974, 1975, Çmimi Nacional në Cannes 1975, Mirënjohje nga Bienalja në

Nju-Jork 1980, Çmimi “Nadezhda Petrovic” në Çaçak 1983, Medalja e artë e ULUS-it

në Beograd 1985).

Disa nga veprat e tij gjenden në disa galeri e muze të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Prej vitit 2012 është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë, më 14 shtator në orën 19:30 dhe do të jetë e hapur deri më 14 tetor 2017.

Check Also

mantra, france

Aty ku ka vullnet, lulëzon arti

Mantra është një artist i talentuar me bazë në Francë, i cili ka kthyer mure …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *