Të dhëna shokuese të hulumtimit të OKB-së: Lloji njerëzor po zhduket

Shifrat e publikuara para do kohe tregojnë se në fund të vitit 2018 numri i më të vjetërve se 65 vjeç e ka tejkaluar numrin e fëmijëve pesë vjeç.

Aktualisht në planet ka rreth 750 milionë njerëz më të vjetër se 65 vjeç, ndërsa nga të moshës deri në katër vjeç janë rreth 680 milionë.

Ato tregojnë edhe për shtimin e disparitetit ndërmjet më të vjetërve e më të rinjve deri në vitin 2050 – do të ketë më shumë se dy 65-vjeçarë në secilin person të moshës deri në katërvjeçare.

Ky hëndek është tregues i trendit të cilin demografët e kanë kërkuar me vite: në shumicën e vendeve jetojmë më gjatë, por nuk bëjmë mjaft bebe.

Në vitin 1960 shkall e frytshmërisë së botës ka qenë gati pesë fëmijë për një grua, sipas të dhënave të Bankës botërore. Gati 60 vite më vonë, kjo është përgjysmuar në vetëm 2,4.

Popullësia e plakur është më e numërt në vendet e zhvilluara. Ato kanë shkallë më të ulët të lindjes për shkaqe të ndryshme, kryesisht që kanë të bëjnë me mirëqenien ekonomike – shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve është e ulët, mjetet kontraceptive të disponueshme, ndësra rritja e fëmijëve di të jetë bukur e shtrenjtë.

Ekspertët tërheqin vërejtjen se politikat të cilat e promovojnë shëndetin e të moshuarve duhet të luajnë rol kyç për zbutjen e efekteve të cilën çojnë në plakjen e popullatës. Argumenti thotë se individët e shëndoshë janë të aftë të vazhdojnë të punojnë më gjatë dhe me më shumë energji, që mund të rezultojë me shpenzime më të ulëta në shëndetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.