burgu

Të burgosurit mund të punojnë, paguhen një euro në ditë (Video)

​Pjesën më të madhe të ditës ky i burgosur në qendrën korrektuese në Dubravë e kalon duke punuar.

E puna që bëjnë iu sjell edhe benefite.

Si këta dy brenda burgjeve janë të punësuar edhe 600 të burgosur të tjerë. Bile brenda burgut aplikohen metoda të ndryshme për të siguruar mjetet e punës.

Për punën që e bëjnë paguhen nga vetëm një euro në ditë. Puna që bënë këtu aftësoi goxha këta të burgosur.

Këtë e tregojnë edhe punimet e atyre që kanë rënë ndesh me ligjin.

Por, as një nga këto punime nuk mund të shitet aktualisht.

Po të mundësohej një gjë e tillë edhe numri i të burgosurve të punësuar do të rritej.

Fekaj thotë se për produktet e të burgosurve ka edhe kërkesa.

E për të funksionalizuar ekonominë e burgjeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë duhet të nënshkruhet vendim për themelimin e Njësisë Ekonomike.

Sokol Zogaj, që udhëheq  me Shërbimin Korrektues bëri me dije për Klan Kosova përmes postës elektronike, se të gjitha rregullat ligjore janë draftuar dhe tani gjenden në zyrën ligjore të Ministrisë.

Deri sa kjo gjë të bëhet, të burgosurit nuk do të mund të fitojnë më shumë nga puna e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.