Ballina / Reçeta / Tartar karkaleci

Tartar karkaleci

I keni provuar karkalecët në formën e tyre më të shijshme? Kjo është receta më e veçantë për t’u provuar..

Përbërësit

3 karkaleca

1 lëkurë portokalli

1 kokërr limon

vaj ulliri

kripë

piper

5 gr majdanoz

5 gr kaper

1 spec i kuq(gogozhare)

Përgatitja

1.Pastroni karkalecin dhe prijeni në copa të vogla dhe marinojeni me kripë, piper, vaj ulliri dhe limon. Lëreni të marinohet për 10 minuta.

2.Hidhni në një tas copat e marinuara të karkalecit, lëkurën e portokallit, majdanozin e grirë hollë, kastravecin, kaperin, specin e kuq, vaj ulliri dhe rregulloni shijen me kripë, piper.

3.Servirini në një pjatë druri me anën e një luge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.