Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Takohet grupi i parë punues LDK-VV, tjetri mbledhet të mërkuren

Takohet grupi i parë punues LDK-VV, tjetri mbledhet të mërkuren

Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Informim e LDK-së thuhet se dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, palët janë dakorduar për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.