Ballina / KOSOVA / Takohen Thaçi e Zaev
Thaçi_Zaev_InfoGlobi

Takohen Thaçi e Zaev

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Në këtë takim Thaçi tha se Kosova dhe Maqedonia i kanë qëllimet e njëjta atë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Do të bashkëpunojmë dhe do ta përkrahim njëri-tjetrin në realizimin e këtyre aspiratave. Në rrafshin bilateral kemi bashkëpunim në rritje dhe e vlerësojmë përkrahjen që Maqedonia na jep në skenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i vendit tha se e vlerëson angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë për akomodimin e të gjitha komuniteteve në Maqedoni.

“Të dyja vendet tona, si dy vende fqinje me një frymë, përkushtim e vizion euroatlantik janë të përcaktuara të bashkëpunojnë shumë ngushtë mes veti”, ka shtuar Thaçi.

Po ashtu Thaçi tha se është fat që ndërmjet dy shteteve nuk ka ndonjë çështje të hapur.

“Veç fqinjësia e mirë është faktor përcaktues për të ardhmen tonë euroatlantike të përbashkët si rajon. Kosova respekton integritetin territorial të Maqedonisë dhe mbështet fuqishëm implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë ai.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e falenderoi presidentin Thaçi për mikpritjen, duke thënë se kjo dëshmon përkushtimin e përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Për fat të mirë, Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura, që do të thotë se do të vazhdojë mbështetja e ndërsjellë në rrugëtimin tonë drejt integrimeve euroatlantike”, ka thënë kryeministri Zaev.
Presidenti Thaçi ka theksuar se dy shtetet kanë vetëm një platformë dhe ajo është integrimi euroatlantik.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

Ivo Sanader ish kryeminister i kroacise

Ish-kryeministri kroat dënohet me 2.5 vjet burg

Gjykata e Qarkut të Zagrebit shqiptoi dënimin jo të plotfuqishëm ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.