Lista serbe e Danielsson

Takohen Simiq e Danielsson

Zëvendëskryeministri i vendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq dhe kreu i Grupit Parlamentar të po këtij subjekti politik, Sasa Milosavljeviq janë takuar të enjten me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Me këtë rast, Simiq ka theksuar rëndësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Danielson siç raportohet në mediet serbe, ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të agjendës evropiane të BE-së, në vendet e Ballkanit Perëndimor duke falënderuar përfaqësuesit e Listës Serbe për angazhimin në rrugën evropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.