Takohen Osmani e Vitia, diskutojnë kordinimin institucional pas vendimit të kushtetueses

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka pranuar të hënën vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra e kryekuvendares është bërë e ditur se që nga shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes, “kryetarja Osmani është angazhuar për koordinim të hapave që duhet të ndërmerren në bashkëpunim me institucionet relevante në vend”.

“Me qëllim të një koordinimi sa më të mirë, Kryetarja Osmani sot është takuar me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia. Temë kryesore e takimit ka qenë bashkëpunimi në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe respektimi i plotë i legjislacionit aktual”, shkruan në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.