Ballina / KOSOVA / Takohen Mustafa e Meta
In Fabric
LDK - 1

Takohen Mustafa e Meta

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë priti në një takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takim u bisedua për rolin e LDK-së në proceset shtetëformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.

Kryetari Mustafa e njoftoi Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e procesit të fushatës për Zgjedhjet Lokale.

Presidenti Meta, ndërkaq, e ftoi kryetarin Mustafa dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.

Nikoqirët dhe mysafirët u pajtuan që suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas.

 

Check Also

lumir abdixhiku, LDK

LDK kundër rishikimit buxhetor

Lumir Abdixhiku i LDK’së, i cili edhe e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa, tregoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *