Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Takohen Mustafa e Kurti, ja çfarë thonë për takimin
Takohen Mustafa e Kurti, ja çfarë thonë për takimin

Takohen Mustafa e Kurti, ja çfarë thonë për takimin

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mustafa ka shkruar në Facebook se në takimin me Albin Kurtin u bisedua për nevojën që Kosova të shkojë sa më parë në zgjedhje.

“Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa ka folur për qeverinë e re që duhet të jetë përgjegjëse, por nuk ka përmendur ndonjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane”, ka deklaruar Mustafa.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar menjëherë pas takimit që ai e pati me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Kurti thotë se janë dakorduar që dy grupet e tyre parlamentare të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin.

Kurti thotë se me Mustafën ka biseduar për situatën politike e gjendjen ekonomike të vendit.

Tutje ai ka përsëritur se LDK-ja e VV-ja janë për shpërbërjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja.

Shkrimi i plotë:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim./infoglobi

Provo po ashtu

konviktet e studenteve ne prishtine

Pasojat e largimit të Kosovës nga Asociacioni Evropian për Cilësi në Arsim

Pavarësisht se Kosovës nuk i është vazhduar anëtarësimi në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.