Ballina / KOSOVA / Takohen Mustafa e Kurti, diskutojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë
kurti e mustafa

Takohen Mustafa e Kurti, diskutojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar mëngjesin e sotëm me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Kurtit, në këtë takim është biseduar për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti.

Më herët, Mustafa kishte paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti. E ky i fundit dje kishte deklaruar se është i gatshëm të takohet me të dy liderët e opozitës, edhe me të parin e LDK-së e edhe me ate të Vetëvendosjes.

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.