Ballina / KOSOVA / Takohen Mustafa dhe O’Connell, bisedojnë për zhvillimet politike
o connell dhe mustafa infoglobi

Takohen Mustafa dhe O’Connell, bisedojnë për zhvillimet politike

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit.

Kryetari Mustafa vlerësoi se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politik për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

@Fluidi

Provo po ashtu

aleksander vuciq

Vuçiç: Sot do të nënshkruaja për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesit serb të Kosovës, ka deklaruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.