Ballina / KOSOVA / Takohen Kurti – Mustafa
Nga arkivi

Takohen Kurti – Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, për të diskutuar mundësitë e formalizimit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë te karriget e zbrazëta, si ajo e kryeministrit dhe e kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.

Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.

Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos e përfshirë në koalicion Listën Serbe.

Ka mbi dy javë që kanë përfunduar negociatat e grupeve punuese  të VV-së dhe LDK-së, e prej atëherë nuk ka pasur takim ndërmjet këtyre dy partive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.