Ballina / KOSOVA / Takohen Hamza e Joo, diskutojnë bashkëpunimin

Takohen Hamza e Joo, diskutojnë bashkëpunimin

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza priti  Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregisë së Hungarisë , z. Istvan Joo dhe amastadorin e Hungarisë në Kosovë Markusz Laszlo.

Temë qëndrore e takimit ishte reflektimi për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës e Hungarisë, por edhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunimin mes këtyre dy vendeve në të ardhmen.

 Ministri Hamza falënderoi përfaqësuesin e shtetit Hungarez për mbështetjen e dhënë dhe gatishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Gjithashtu Ministri Hamza gjatë takimit theksoi se Kosova ka nevojë për përmirësim të infrastrukturës së trajtimit të ujërave të zeza dhe Programin Kornizë për bashkëpunim financiar ku me këtë Program do të realizoheshin projekte konkrete.

Ndërkaq, komisioneri Istvan Joo shprehi gatishmërinë e Hungarisë për rritjen e bashkëpunimit jo vetëm në fushën politike por edhe në atë ekonomike./infoglobi/a.g

Check Also

energjia

Haradinaj: Rryma nuk do të shtrenjtohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimit në media se ai ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *