Ballina / KOSOVA / Takimi në Bruksel: Aeroplani i delegacionit kosovar orientohet drejt republikës Srpska
lideret avioni pacolli

Takimi në Bruksel: Aeroplani i delegacionit kosovar orientohet drejt republikës Srpska

Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë nisur sot për në Bruksel.

Atje pritet që në mëngjesin e së mërkurës të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Klan Kosova ka përcjellur edhe momentin e nisjes së delegacionit kosovar me avion, ndërsa gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se gjatë rrugëtimit avioni i delegacionit kosovar kishte pasur një incident pasi si pakujdesi e kullës ajrore të Tiranës, kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia.

”Gjatë rrugëtimit ka ndodhur diçka e cila ka krijuar një ndjenjë të keqe, avioni ka pasur 2 orë e 10 minuta për të arritur në Bruksel”.

”Por kulla ajrore e ka ngatërruar rrugëtimin dhe ka orientuar rrugëtimin e hapësirës ajrore e cila kontrollohet nga Serbia”.

”Zëvendëskryeministri Pacolli ka parë që rrugëtimi ka ndryshuar, dhe po hyjnë në territorin e Serbisë”.

”Ka ndodhur që kujdesshëm aeroplani është kthyer përsëri në Tiranë, për të marrë kahjen nga ajo rrugë ajrore sic ishte paraparë”.

”Ky incident ishte i pahijshëm i kullës ajrore nga Tirana aeroplani ka hyrë në zonën e republikës së Srpska”.

”Behgjet Pacolli derisa bën udhëtime të shpeshta e ka vërejtur këtë incident”.

”Natyrisht që shqetësimi ishte i gjithë njerëzve në avionin privat të Zotit Pacolli, por sidoqoftë gjithcka ishte në rregull”.

@Fluidi

Provo po ashtu

ushtria, fsk

Janjiq: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

Kreu i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, deklaroi sot se procesi i formimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.