fbpx

Takimet në çifte, kush duhet të paguajë faturën?

Kur u pyetën se kush duhet të paguajë në takimin e parë, 59 për qind e njerëzve të anketuar ishin të mendimit se është mashkulli ai që duhet të paguajë, përveç rastit nëse ishte femra ajo që e kishte ftuar në takim.

Kjo shikohej si mundësia më e mirë për 50 për qind të personave që ishin nga mosha 18-23 vjeç dhe e njëjta gjë ndodhte me 71 për qind të atyre që ishin nga 67-82 vjeç.

Nëse pjesëmarrësit shqyrtoheshin sipas gjinisë, llogaritej që 55 për qind e meshkujve dhe 63 për qind e femrave ishin dakord me idenë se në takimin e parë duhej të paguante mashkulli.

SIç shkruan as përgjigje të tjera të rëndësishme ishin mes 42 për qind të të anketuarve, që mendoni se duhej të paguante ai që kërkonte takimin. Një tjetër mundësi mbështetej prej 49 për qind të njerëzve, të cilët mendonin se fatura e takimit duhej të ndahej respektivisht mes mashkullit dhe femrës.

Përfundimi është i thjeshtë, nëse po kërkoni të jeni lideri i marrëdhënies, atëherë ftoni në takime dhe paguani. Nëse dëshironi të mbeteni personi pasiv, atëherë merrni avantazhet që vijnë prej këtij roli duke i lënë të tjerët t’ju qerasin.

Nëse po kërkoni barazi në lidhjen tuaj, do t’ju duhet të përcaktoni rregulla që nuk ecin shumë përkrah me përparimin e shoqërisë. Krijoni një mirëkuptim me partnerin ose partneren dhe filloni t’i ndani shpenzimet e takimeve tuaja përgjysmë.

Kështu, përpara se të kërkoni faturën ose të hapni portofolin, pyeteni veten në çfarë lloj marrëdhënieje do t’ju pëlqente më shumë të ishit.