Ballina / RAJONI / Takim për “mini Shengenin” i kundërshtuar nga Kosova

Takim për “mini Shengenin” i kundërshtuar nga Kosova

Sipas mediave afër qeverisë, një darkë zyrtare mbahet sot në Novi Sad midis kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrave Ana Brnabic, Edi Rama dhe Zoran Zaev iu bashkua edhe presidenti serb Aleksandër Vucic.

Pritet që ata të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar si një “Mini Shengen ballkanik”.

Të enjten, tre krerët e qeverive do të mbajnë një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë.

Për këtë arsye Kosova është lënë jashtë takimit.

Nisma është mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si “një fazë të ndërmjetme” para “integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”./Dita

Provo po ashtu

Profil: Zaev, një sjellje evropiane ndaj refuzimit evropian

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sipas shumë raportimeve në media, mund të jetë drejt dorëheqjes, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.