abelard tahiri
Abelard Tahiri

Tahiri: Specialja nuk kërkoi ekstradime

Ftesat e para tashmë i ka shpërndarë. Ndërkohë, disa figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të duhet të paraqiten para Zyrës së Prokurorit të Specializuar për intervistim.

Por, pavarësisht kësaj institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë informacion se çfarë është duke bërë Gjykata Speciale.

Informata thotë se nuk ka as Ministri i Drejtësisë, që kohë më parë ka pritur në takim kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith.

Por për një gjë Tahiri është i sigurt.

Deri më tani asnjë kërkesë për ekstradim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e as Gjykata Speciale nuk ka ardhur në zyrën e tij.
Pavarësisht kësaj Tahiri thotë se nuk kanë ndenjur duarkryq sa u përket obligimeve që Ministria e Drejtësisë, ka karshi të akuzuarve potencial të në Gjykatën Speciale.

Ministri Drejtësisë, shtoi se nuk e di se sa do të kushtojë kjo çështje buxhetit të Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj Abelard Tahiri shtoi Kosova do ti paguaj shpenzimet e mbrojtjes për të gjithë ata që do të akuzohen dhe familjarët e tyre.

Ndërkohë, udhëzimet administrative sa i përket mënyrës së pagesave për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale dhe familjarët e tyre, pritet të miratohen shumë shpejtë në qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.