ramush tahiri

Tahiri nuk përjashton mundësinë që LDK ta nominojë Kryeministrin

A mund të ndodhë rotacioni institucional ne Kosovë, si parashohin disa ekspert e njohës të çështjeve juridike e politike që Hashim Thaçi të bëhet Kryeministër e Isa Mustafa President i Republikës së Kosovës sipas politikologut e analistit shumë vjeçar Ramush Tahiri.

“Mundet kjo të ndodhë duke respektuar plotësisht dispozitat ligjore dhe Kushtetuese. E para pa shku vendi ne zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Presidenti Thaçi kërkoi nga koalicioni fitues PAN të paraqes kandidatin e ri për Kryeministër të Kosovës. Kadri Veseli si bartës i listës zgjedhore me shkrim e njoftoi Presidentin se koalicioni i partive politike PAN nuk kan kandidat për Kryeministër. Tash Presidenti i Kosovës e konsideron e është konsumuar dispozita kushtetuese e kandidatit të parë për Kryeministër. Për te duhet të jetë në spjegimin procedural ekvivalente mospasja dhe mosparaqitja e kandidatit me mosmarrjen e 61 votave të nevojshme në Mbledhjen e Kuvendit”, thotë Tahiri.

Në pyetjen a ka të drejt që nominimin ta bëj partia e dytë më e madhe e zgjedhjeve të fundit në Kosovë Tahiri thekson se  “meqë kandidati i parë nuk ka kaluar Presidenti mund t’i hyjë procedurave për nominimin e kandidatit të dytë për Kryeministër duke i dërguar letër partisë së dytë fituese nga zgjedhjet”.

Sipas Tahirit subjekti i dytë aktualisht është LDK.

“Presidenti pra kërkon nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të paraqes kandidatin për Kryeministër. Pas zgjedhjeve partia e dytë fituese ishte Lëvizja Vetëvendosje, por pas përçarjes dhe ndarjes së një grupi deputetësh që formuan grup të ri parlamentar dhe iu bashkangjitën Partisë Socialdemokratike të Kosovës e cila si subjekt ishte e regjistruar në KQZ atëherë në diskrecion të Presidentit të vendit mbetet që LDK -n ta konsiderojë forcën e dytë politike dhe asaj tj jep mandatin për kandidatin për Kryeministër”.

Tahiri beson se “tash bëhet marrëveshja xhentëlmene ndërmjet LDK , Hashim Thaqit dhe PDK.. e ndoshta e ndonjë subjekti tjetër dhe Hashim Thaçi, jep dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës dhe kandidohet për Kryeministër.. Kur Presidenti jep dorëheqje , Presidentë në detyrë bëhet Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili e dekreton kandidatin e LDK -s për Kryeministër , z. Hashim Thaçi dhe e dërgon shkresën në Kuvend. Kjo se nuk mundet Presidenti aktual Thaçi ta dekretoj vetvehten si kandidat për Kryeministër”.

Analisti Ramush Tahiri poashtu shton se pas kësaj “ne mbledhjen e Kuvendit votohet e zgjidhet Presidenti mandej votohet e zgjidhet Kryeminstri, Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Si mundësi të dytë Tahiri sheh ate që “Kuvendi të shpërndahet me dy të tretat e votave të deputetëve”.

“Në zgjedhjet parlamentare LDK të dalë fituese dhe të propozojë kryeministrin si dhe kryetarin e kuvendit. Procedura më tej është e njejtë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e parakohëshme. Presidenti aktual jep dorëheqje.. për tu kandiduar si kryeministër..dhe zgjedhja e Presidentit dhe e Qeverisë bëhet në të njejten mbledhje brenda 3o ditësh nga konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar për infoglobin Tahiri. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.