Ballina / KOSOVA / Tahiri: Me Kodin Penal do të ashpërsohen dënimet kundër korrupsionit
abelard tahiri

Tahiri: Me Kodin Penal do të ashpërsohen dënimet kundër korrupsionit

Ministria e Drejtësisë e ka finalizuar Draftin me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat përmbajnë ndëshkime më të ashpra për veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe terrorizmin. Veç tyre, për konfliktin e interesit janë paraparë dënime me burg, krahas gjobave.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për Amandamentimin e Kodit të ri Penal dhe Procedurave tjera Penale, ku shtoi se drafti përmban edhe dispozita të reja që kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin.

“Kodi i ri Penal, është avancim i politikave të Ministrisë së Drejtësisë në luftimin e dukurive negative, siç është edhe terrorizmi”, tha Tahiri në KTV.

Ky dokument, siç tha ai, do t’ju shkoj deputetëve të Kosovës, e shtoi se është hartuar nga ekspertë, përfshirë edhe nga ambasada amerikane e Bashkimi Evropian.

Ka shtuar se ky Kod ka 19 nene të reja.

Tahiri tha se nëse për një vepër penale deri tani janë dënuar me 5 vjet, tani do të dënohen me 9 vjet, e kjo ka të bëjë me ata që kanë vepra penale siç është terrorizmi apo korrupsioni.

Shtoi se personat që janë të përfshirë me terrorizëm në Kosovë do të ballafaqohen me masa shumë të ashpra.

“E kemi parë si afat që kah fundi i marsit, të diskutojmë me publikun për këto masa”, shtoi ai.

Sa i përket suspendimit të zyrtarëve që akuzohen për vepra penale, Tahiri ka thënë se do të trajtohen më me seriozitet edhe këta zyrtarë.

“Nëse ata e dëmtojnë procesin që është kundrejt tyre, do merren masa. Kjo është pjesë e kodit penal”, tha ai.

Gjatë kësaj jave, ka thënë se ka pasur edhe sugjerime e shqetësime për Kodin e ri Penal, por nuk ka dashur të flasë me emra se kush kanë qenë personat që kanë qenë të shqetësuar me vendimet e reja për dënime.

Në fund, Tahiri foli edhe për Ligjin për paga, ku tha se pritet të shkoj në Kuvend në fillim ose në mes të qershorit.

Kujtojmë se në Kodin e ri Penal, janë të përfshira dispozita rreth shpëlarjes së parave, por edhe rreth krimit financiar, si dhe konfiskimit dhe kthimit të aseteve. Pastaj, edhe për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

@Fluidi

Provo po ashtu

Marine Le Pen

Le Pen urdhërohet t’iu nënshtrohet testimeve psikatrike

​Një gjykatë në Francë ka udhëruar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen t’iu …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.