fbpx
Abelard Tahiri Ministri i Drejtësisë i Kosovës

Tahiri: MD nuk ka dokument sekret, që mund të rridhte e të ndërlidhej me Gjykatën Speciale

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Ai në RTV Dukagjini ka dhënë detaje lidhur me këtë ftesë.

Kandidati i PDK-së për deputet, thotë se Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare kur ka themeluar Gjykatën Speciale në Hagë, e jo në Kosovë.

“Edhe në të ardhmen Kosova do të ketë shpenzime të mëdha financiare në raport me Gjykatën Speciale, pasi ajo është në Hagë, e jo në Kosovë”.

Tahiri thotë se ai ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale dhe sipas tij po të ishte ndryshe ai do të ftohej si i dyshuar e jo si dëshmitarë.

“Ministria e Drejtësisë nuk posedon as edhe një dokument të vetëm sekret, që mund të rridhte e më pas të ndërlidhej me Gjykatën Speciale”.

Ministri i Drejtësisë në detyrë ka thënë se ai do të udhëtojë në Hagë me 28 tetor për t’iu përgjigjur Speciales.

Ai ka thënë se nuk do të merr avokat, pasi nuk është në cilësinë e të dyshuarit.

Tahiri: Ftesën nga Specialja e mora para dy javësh, jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Tahiri ka thënë se edhe po të ishte në mandat të plotë të Ministrit nuk do të jepte dorëheqje por nëse do të ftohej si i dyshuar, moralisht nuk do të kishte të drejtë të qëndroj në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.