Ballina / KOSOVA / Tahiri kritikon Institutin për Krime Lufte
abelard tahiri
Abelard Tahiri

Tahiri kritikon Institutin për Krime Lufte

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke arsyetuar shuarjen e Institutit për Krime Lufte dhe kthimin në Departament për Drejtësi Tranzicionale, tha se ata asnjëherë prej vitit 2011 nuk kanë mundur të dalin me një shifër të saktë të të gjitha viktimave të luftës në Kosovë.

“Prej qershorit të vitit 2011 deri në vitin 2018 kanë punuar dhe nuk kanë një shifër të saktë të viktimave në Republikën e Kosovës. Asnjë dokument, asnjë shkronjë të vetme nuk e kanë sa i përket masakrës së Reçakut, Izbicës, Rezallës, Dubravës, Krushës së Madhe, të Vogël, Studimës, Suharekës, asnjë informacion nuk kanë. Këta njerëz, ky ekip në qoftë se ka qenë institut, sepse instituti nuk mundet me u shuar, por ka qenë një ekip i cili ka pasur një mandat për grumbullimin e materialeve që lidhet me luftën e vitit 1998-1999. Realisht këta nuk kanë mundur me përmbushë një mandat të tillë”, tha ministri Tahiri.

Provo po ashtu

abdullah_hoti

Hoti akuzon qeverinë për keqpërdorim të buxhetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka mbajtur sot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.