Tahiri: Koalicioni me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa, e sheh çdo natë

Ministri në dorëheqje i drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se koalicioni me PDK-në është ëndrra që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e sheh çdo natë. Këtë reagim Tahiri e bëri pasi Mustafa tha se koalicionit me PDK-në i ka vdek nëna.

Tahiri ka thënë që kur është demokracia në Kosovë, Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.

“Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje, ai thotë se “Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë”./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.