Tahiri: Ka përafrime përkitazi me Asociacionin

Sipas Ministres së Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, “në Bruksel janë afruar qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë përkitazi me formimin e Asociacionit të komunave serbe”.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, sipas Tahirit mund të arrihet të mrten në Bruksel.

“Sot kemi zhvilluar takime për Asociacionin, për zbatimin e energjisë si dhe tërheqjen e barrikadës. Ka pasur përparime në përafrimin e qëndrimeve për Asociacionin. Mund të ju siguroj se përafrimet janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Ashtu si kemi thënë do pajtohemi me një marrëveshje që nuk i jep kompetenca ekzekutive Asociacionit. Të gjitha përparimet janë në pajtim me këtë. Mund të mbetet gjithçka e hapur në takimin e kryeministrave”, ka thënë Tahiri./infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.