Ballina / KRYESORE / Tahiri dorëzon pasaportën, “Opinion” zbulon gjësendet e sekuestruara
Tahiri

Tahiri dorëzon pasaportën, “Opinion” zbulon gjësendet e sekuestruara

Pas vendimit të gjykatës së krimeve të Rënda, e cila e ndalon ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin të dalë jashtë vendit për shkak se është një person nën hetim, ky i fundit ka dorëzuar sot pasaportën dhe kartën e identitetit.

Ai nën shoqërinë e avokatëve ka shkuar vetë në prokurori ku ka dorëzuar dokumentet, duke bërë kështu që hetimet të vazhdojnë ende ndaj tij pa frikën se ai do të mund të largohet jashtë vendit.

Ndërkohë që gazetarie Artan Hoxha në “Opinion” bëri me dije edhe sendet e sekuestruara në shtëpinë e Tahirit, pas përgjimeve se ai ka përfituar nga anëtarët e grupit kriminale lekë dhe send me vlerë, e që vetë ish ministri i ka mohuar kategorikisht..

“Sendet e sekuestrua në banesë …varëse ka prova dhe foto se ka qenë e trashëguar nga gjyshja, një palë vathë dhe një byzylyk dore për të rritur”, tha Hoxha.

Check Also

Rriten mospajtimet mes Kosovës dhe BE-së

Kosova po dështon në përafrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe po dëmton raportet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *