fbpx

Tahiri: Ballkani eksportues i terroristëve

Të gjitha vendet sot janë të kërcënuara nga terrorizmi, ishte konstatimi i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, në takimin rajonal të ministrave të MPB-së.

Sipas Tahirit “Ballkani mbetet një nga qendrat nga ku eksportohen më shumë terroristë, të cilët luftojnë kryesisht në Lindjen e Mesme”.

Sa i përket Shqipërisë Tahiri nënvizoi se ajo “është një vend model për sa i përket bashkëjetesës fetare  dhe kjo është një shembull  e simbol shumë i mirë për të gjithë rajonin. Megjithatë Terrorizmi mbetet një nga shqetësimet më kryesore./infoglobi/e.