Ballina / KOSOVA / Tahiri: Askush nuk kërkoi zyrtarisht zgjedhjet
ramush tahiri

Tahiri: Askush nuk kërkoi zyrtarisht zgjedhjet

Pas dorëheqjes së Ramush Haradiajt nga posti i kryeministrit, ende nuk ka konfirmim se zgjedhjet janë afër. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet t’i thërrasë kryetarët e partive të koalicioni qeverisës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj që do të duhej  të propozonin një kandidat të ri për kryeministër, por këte nuk e ka bërë ende.

Thaçi ka paralajmëruar se do ti ftojë partitë për takime konsultative gjatë javës që vjen.

Sidoqoftë as partitë e koalicionit qeverisës, po as të tjerat pas dorëheqjes së Haradinajt nuk kanë nisur asgjë zyrtarisht. Ata këte dhjetë ditësh e kanë shfrytëzuar për marketing politik duke bombarduar opinionin me deklaratat se “janë të gatshëm për zgjedhje” por kërkesë zyrtare për një gjë të tillë nuk dihet se i kanë bërë, as presidentit e as kryeparlamentari.

Ramush Tahiri, politikolog, këte gjendje e lexon si “mungesë gatishmërie të partive politike për mbajtje të zgjedhjeve”. Ndryshe, si ka deklaruar për infoGlobi Tahiri ” partitë  do të dorëzonin kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për shpërbërje të kuvendit”.

Sipas Tahirit “pas kërkesës nga deputetet, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është i obliguar që për më së largu pesë ditë të thërrasë seancë të jashtëzakonshme. Por, mundësi tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve është edhe nëse tre partnerët e koalicionit dorëzojnë kërkesë për zgjedhje tek presidenti, pra ta njoftojnë zyrtarisht ate se nuk kanëi kandidat tjetër për kryeministër”.

“Presidenti është dashur t’i thërrasë, brenda 15 ditëve ata duhet me e dhënë propozimin. Nëse brenda 15 ditëve ata nuk e japin propozimin ose nuk i ka thirr presidenti atëherë presidenti ka bërë shkeljen. Në qoftë se nuk ka kandidatë të ri me e zëvendësua Haradinajn i cili votohet në Kuvend sepse duhet me i marrë 61 vota atëherë presidenti i shpallë zgjedhjet e reja”, thotë ai.

Sipas tij, të gjitha partitë që i mbledhin nënshkrimet kanë të drejtë të thirrin seancën për shpërbërje. Ai thotë se këtë seancë mund ta thërrasin ata që e kanë bë mocionin me e rrëzu qeverinë./infoglobi

Provo po ashtu

Shpend Ahmeti thotë se qeveria PAN 2 do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, thotë se gjëja me e keqe për Kosovën do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.