Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Tages-Anzeiger: Kryengritësi që po lufton kundër hajnave në Kosovë
media, gazeta

Tages-Anzeiger: Kryengritësi që po lufton kundër hajnave në Kosovë

Sot, gazeta e njohur zvicerane Tages-Anzeiger ka publikuar një artikull për kandidatin për kryeministër në Kosovë duke e quajtur atë një kryengritës që po lufton kundër hajnave në Kosovë.

“Albin Kurti është politikani më i popullarizuar i vendit. Për të fituar zgjedhjet të dielën ai po lufton me zell misionari”, ka shkruar gazeta zvicerane.

Ndër të tjera në këtë artikull flitet edhe për nivelin superior të Albinit karshi kundërkandidatëve.

“Me fjalimet e tij te mprehta dhe shpeshherë retorikisht briliante ai i shëtit kundërshtarët e vetë. Kandidatët e tjerë për postin e kryeministrit nuk kanë pranuar deri më tani një duel në studio televizive me të”, shkruan ndër të tjera në gazetë.

 

LEXO EDHE:

BBC: Partitë opozitare deklarojnë fitoren në Kosovë

Kurti shpall fitoren: Kosova -shtet zhvillimor dhe shtet i së drejtës

Prononcohet Osmani: Fitoi opozita, postet nuk kanë rëndësi

Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK’në e çon në opozitë

Exit polli i Klan Kosovës rangon VV-në dhe LDK-në në vendin e parë, PDK-në pas tyre 

Exit polli i PIPOS nxjerr Vetëvendosjen të parën, PDK -në të tretën

 

Ndryshe InfoGlobi ka raportuar se në këto zgjedhje të drejt vote kishin 1.937.868 shtetas të Kosovës. Fushata zgjedhore zgjati 10 ditë kurse votimi u mbajt të dielën më 6 tetor.

Qytetarët kishin mundësinë të zgjidhnin në mesin e mbi 1 mijë kandidatëve të 25 subjekteve politike të të gjitha komuniteteve që ishin vënë në konkurrencë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Mbi 35 mijë vëzhgues ishin akredituar për monitorimin e zgjedhjeve, përfshirë këtu edhe monitoruesit e BE-së , OSBE-së si dhe të SHBA-ve e të ambasadave tjera perëndimore.

Po ashtu, mbi 6 mijë pjesëtarë të policisë dhe mbi 100 prokurorë e gjykatës janë kujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në të cilat kandidaturën e tyre për kryeministër vendi e kishin hedhur 7 veta.

Në këto zgjedhje besohet se kanë dalur më shumë votues se gjatë zgjedhjeve të parafundit që u mbajtën në vitin 2017.

Më poshtë keni tabelën e pjesëmarrjes së djeshme në votime:

Sipas komunave dalja në votime duket si më poshtë:

Komuna Votues të regjistruar Numri i përgjithshëm i vendvotimeve Vendvotimet që kanë dërguar të dhëna Votuar Dalja në zgjedhje (%)
DEÇAN 42.470 54 54 16.596 39,08%
GJAKOVË 116.651 142 142 43.776 37,53%
GLLOGOVC 54.861 72 72 24.498 44,65%
GJILAN 103.053 129 129 47.290 45,89%
DRAGASH 40.809 60 60 13.356 32,73%
ISTOG 50.028 63 63 19.627 39,23%
KAÇANIK 34.418 47 47 15.512 45,07%
KLINË 49.132 64 63 17.561 35,87%
FUSHË KOSOVË 39.319 48 48 18.849 47,94%
KAMENICË 37.428 56 56 16.502 44,09%
MITROVICË E JUGUT 80.606 104 104 33.960 42,13%
LEPOSAVIĆ 17.993 31 31 8.340 46,35%
LIPJAN 61.345 81 81 29.613 48,27%
NOVOBËRDË 9.754 22 22 5.027 51,54%
OBILIQ 25.072 35 35 12.745 50,83%
RAHOVEC 58.451 80 80 22.272 38,10%
PEJË 113.254 138 138 46.583 41,13%
PODUJEVË 85.254 111 111 40.776 47,83%
PRISHTINË 195.554 247 246 108.389 55,56%
PRIZREN 173.556 222 221 68.882 39,75%
SKENDERAJ 55.278 77 77 21.476 38,85%
SHTIME 27.033 35 35 12.822 47,43%
SHTËRPCË 13.714 21 18 6.562 55,18%
SUHAREKË 67.637 89 89 27.451 40,59%
FERIZAJ 112.243 147 147 53.278 47,47%
VITI 50.021 67 67 20.261 40,50%
VUSHTRRI 73.581 96 96 33.989 46,19%
ZUBIN POTOK 8.528 15 15 4.890 57,34%
ZVEČAN 9.209 13 13 4.755 51,63%
MALISHEVË 53.849 74 74 22.360 41,52%
JUNIK 5.688 07 07 2.091 36,76%
MAMUSHE 4.330 05 05 2.021 46,67%
HANI I ELEZIT 9.139 12 12 3.741 40,93%
GRACANICA 21.837 32 28 8.563 44,82%
RANILLUK 5.648 10 10 2.879 50,97%
PARTES 4.819 07 07 2.215 45,96%
KLLOKOT 3.849 07 07 1.995 51,83%
MITROVICA E VERIUT 22.457 27 27 9.654 42,99%

*Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta

Në Kosovë edhe gjatë këtyre zgjedhjeve pati shumë fletëvotime të pavlefshme.

Nga numërimi i 100 për qind të votave, 40.732 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.

Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.

 

Provo po ashtu

Përfundon numërimi i votave të mërgatës, momentalisht Nisma-AKR kanë 4.99%

10:00 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.