Syze dielli për video me cilësi të lartë

Duken si syze dielli normale, sportive, por në të vërtetë përveçse ju mbro shikimin janë edhe të afta të regjistrojnë video 360 gradë me cilësi të lartë. Njësoj si të ishin GoPro, apo një version sportiv i Google Glass.

Quhen “Orbi Prime,” projekti që po mbledh mjaft fonde online në platformën Indiegogo.

Orbi Prime të projektuara nga një kompani kaliforniane, nuk janë ende në treg por mund të vijnë shpejt. Vetëm dy ditë nga kërkesa për financim online, projekti ka kaluar shifrën fillestare që duhej, 75 mijë dollarë, duke shkuar në 90 mijë.

Bëhet fjalë për syzet për sportet ekstreme, apo eksperienca të tjera në qiell të hapur, që kanë një plus, filmojnë video 360 gradë me cilësi të lartë, 4K. Kanë lidhje wireless dhe mund të regjistrojnë video deri në 90 minuta. Gjithashtu janë rezistente ndaj ujit.

Dorëzimet, për përdoruesit që kanë mbështetur projektin do të nisin nga gushti i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.