syri i thate

‘Syri i thatë’ , cilat janë mënyrat trajtimit

Disa mund të vuajnë nga këto probleme njëherë në ca kohë, ndërsa personat që vuajnë nga sindroma e “syrit të thatë”  e kanë kronike për shkak të prodhimit jo përshtatshëm të lotëve.

Disa madje kanë stadin më serioz të kësaj sindrome. Lajmi i mirë është se ka disa mënyra të ndryshme për të kuruar sytë e thatë, duke përfshirë trajtimin natyral që mund ta përgatisni në shtëpi, lot artificial, gjithashtu produkte dhe procedura që trajtojnë në rrënjë problemin, transmeton Living.al.

Çfarë është e rëndësishme në këtë rast është mos injorimi i simptomave sepse loti përmban antitrupa, lubrifikant dhe lëndë ushqyese të cilat mbrojnë syrin, duke lënë pa trajtim mund të dëmtojnë sytë.

Kontrolloni medikamentet

Shpeshherë sytë e thatë vijnë si rezultat i mjekimit, duke filluar që nga hapat anti-alergji, kundër dhimbjes apo dhe ilaçet të tensionit të gjakut. Informoni doktorin për medikamentet e tjera që merrni para se të trajtoheni për simptomat e syrit të thatë. Mjeku mund t’ju informojë se cili nga mjekimet ju shkakton tharjen e syve.

Përdorni lotin artificial

Mënyra e parë e trajtimit të syrit të thatë është loti artificial, i cili mund të blihet në çdo farmaci. Kjo është e dobishme kur keni sytë të butë e të thatë, ose në rastin ku simptomat shfaqen njëherë në ca kohë. Mos i ngatërroni me pikat për sytë e kuq, pasi ka medikamente që mund të shkaktojnë skuqje të syve dhe nuk trajtojnë syrin e thatë. Është e rëndësishme të gjeni produktin e duhur dhe ta përdorin atë në mënyrë korrekte. Për këtë mund t’ju ndihmojë mjeku, pasi ka shumë trajtime që jepen pa recetë. Nëse e përdorini më shumë se 6 herë në ditë, drejtohuni për konsultim tek mjeku okulist.

Lani qepallat

Larja e herëpashershme e qepallave dhe përdorimi i një peshqiri të ngrohtë si kompresë mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të inflamacionit dhe rikthimin e prodhimit të gjëndrës së vajit të syrit. Disa mjekë mund t’ju rekomandojnë ta bëni vazhdimisht, edhe nëse nuk keni simptomat e syrit të thatë.

Përdorni lente kontakti terapeutike

Lentet e kontaktit të zakonshëm kur përdorën për një kohë shumë të gjatë shkaktojnë tharjen e syve. Por ka disa lente të quajtura skleral, të cilat mbrojnë sipërfaqen e syrit dhe nuk e lënë të thahet.

Ushqehuni me omega-3

Shtoni në dietë ushqime me përbërje omega-3, pasi mund t’iu ndihmojnë me sytë e thatë. Burimet e këtyre ushqimeve të përfshijnë: salmon, sardele, tuna, arra dhe fara liri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.