Sveçla pret Amb. Kosnett, bisedojnë për masat kundër pandemisë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Në njoftimin e bërë për media nga MPBAP thuhet se Sveçla falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP-së, si dhe kërkoi që kjo përkrahje, reflektim i aleancës së shkëlqyer mes vendeve tona, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Sveçla e njoftoi ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19.  Ambasadori gjithashtu u njoftua për dinamikën dhe ritmin e punës dhe vendimet që janë marrë prej se ka marrë pozitën e u.d. ministrit në detyrë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Sveçla i tregoi ambasadorit Kosnett se në kuadër të kompetencave të tij, ai ka marrë vendim dhe ka aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, i cili tashmë është duke funksionuar dhe ku janë të përfshira të gjitha institucionet relevante në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.