Sveçla: Dy komunat e veriut në karantinë, për shkak të 16 rasteve me Covid-19

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Mitrovica e Veriut dhe e Zveçanit janë vendosur në karantinë për shkak të 16 rasteve të testuara pozitivisht me Covid-19 dhe sipas vlerësimeve dhe kërkesave të ekspertëve shëndetësorë.

“Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në bashkërendim me të gjitha Institucionet ka ndërmarrë vendimet dhe masat e duhura gjithnjë. Ai është në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me dy kryetarët e këtyre dy komunave dhe autoritetet përgjegjëse. Unë, si ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, jemi në koordinim të plotë me Ministrin Vitia. Po ashtu bashkëpunimi me KFOR-in është permanent dhe tejet i mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse po përcjellin situatën pandërprerë në mënyrë që reagimi i tyre të jetë konform gjendjes” ka shkruar Sfeçla nw llogarin e tij nw facebook. .

Një varg reagimesh dhe kritikash ngaLDK e PDK , duke përfshirë edhe Presidentin e vendit z. Thaqi u adresuan në llogari të Qeverisë për siq e qaujtën neglizhencë në raport me situatën e krijuar në dy komunat në veri të vendit.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Si dihet, InfoGlobi ka raportuar mbrëmë për futjen e dy komunave në karantinë. Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18:00 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë.

Sipas deklaratës së Ministrit Arben Vitia në mbajtur në orët e mbrëmjes sot, sqarohet se një vendim të tillë e ka sjellur Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe në konsultim të ngushtë me ekspertët dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

LEXO EDHE 2018

Kurti: Prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, jo ulësja në OKB

Johnson: SHBA-të nuk kanë vija të kuqe ashtu siç ka Gjermania

Ish-zyrtari i CIA-s: Ndarja e Kosovës nuk është qëllimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.