Sveçla dhe Risi thonë se gjendja e sigurisë është stabile

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risi dhe Shawn Harris në cilësinë e shefit të stafit.

Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së pandemisë Covid-19, me theks të veçantë për masat e marra nga ana e Qeverisë në tërë territorin e Kosovës me qëllim te parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

MPB-ja thotë se sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë, u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Risi shprehu përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe ofroi mbështetjen e KFOR-it me të gjitha kapacitetet ekzistuese.

Me këtë rast, të dy palët u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe KFOR-it është i mirë dhe se komunikimi dhe koordinimi do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh ditëve në vijim duke qenë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të rrisëdukshëm efikasitetin në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.