veton surroi

Surroi sulmon sërish Hashim Thaçin: I fali vrasësit e vajzave tre e nëntë vjeç

Publicisti Veton Surroi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. 

Surroi ka thënë se Thaçi sot ka falë në emrin e tij vrasësit e vajzave Adelina Hajra tre vjeçe dhe Mimoza Hajra nënte vjeçe.

“Vrasësit e vajzave u falën sot nga Hashim Thaçi, ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Surroit:

Adelina Hajra tre vjeçe dhe Mimoza Hajra nënte vjeçe u vranë më 20 gusht 2001 në Drenas.

Vrasësit e vajzave u falën sot nga Hashim Thaçi, ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.

Ai mund ta ketë bërë në emër të vetin, jo në emër tim si qytetar i Kosovës.

#jonëemërtim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.