Ballina / KOSOVA / Surroi: Kosova t’i identifikojë interesat strategjike në dialog
veton surroi

Surroi: Kosova t’i identifikojë interesat strategjike në dialog

Interesi i Kosovës është të kërkojë marrëveshje për paqe, që do t’i jepte fund konfliktit dhe ndërtimit të një marrëdhënieje krejtësisht të re me Serbinë.

Ky është propozimi që ka dhënë publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, në punimin me titull, “Kanti, lopa e Makiatos dhe një paradigmë e re në negociatat Kosovë-Serbi”, publikuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Me këtë rast është organizuar edhe një diskutim, ku panelistë kanë qenë ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, si dhe hulumtuesja nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Jeta Krasniqi.

Aty u theksua domosdoshmëria që palët të identifikojnë interesat strategjike dhe Kosova ta marrë pronësinë në dialog.

Në thjeshtësimin e idesë së filozofit gjerman Immanuel Kant nga vepra “Mbi paqen e përhershme” (1795), në punimin e tij Surroi thotë se ky koncept nënkupton që të dyja palët obligohen t’i shqyrtojnë të gjitha çështjet që çojnë apo mund të çojnë në luftë, dhe t’i zgjidhin me mekanizma që ua jep paqja.

Aty, ai ka listuar tri çështjet e panegocieushme, të cilat prekin interesin strategjik të Kosovës./KohaDitore/

@Fluidi

Provo po ashtu

ilir deda

Deda paralajmëron largimin nga politika

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar largim nga politika. Ka thënë se është duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.