Ballina / KOSOVA / Supremja rikthen në gjykim rastin e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut
lushatku

Supremja rikthen në gjykim rastin e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut

Ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të kthehen në Gjykatë. Supremja ka vendosur që rasti “Drenica 1” të kthehet sërish në rigjykim.

Avokati Tomë Gashi, që në procesin “Drenica 1” mbron ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka treguar se ky i fundit do të kthehet në rigjykim.

“Më në fund padrejtësia e qëllimshme ndaj Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi do të përfundojë, dhe së shpejti ai duhet të lirohet i pafajshëm”, ka thënë Gashi.

“Ditën e fundit të punës së misionit të dështuar të EULEX-it në Kosovë ne ekipi i avokatëve mbrojtës të tij kemi pranuar aktgjykimin me të cilin është aprovuar ankesa jonë dhe rasti ‘Drenica 1’ është kthyer në Rigjykim ngase janë vërtetuar padrejtësitë ndaj tij dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së të dënuar padrejtësisht në këtë rast”, ka shtuar më tej ai.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri, është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

@Fluidi

Provo po ashtu

avdullah hoti

Hoti jep detaje rreth takimit Delawie-LDK në shtëpinë e Mustafës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka folur në Frontal të T7 pas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.